Categories Lajme

Portet ukrainase në Detin e Zi rifillojnë punën për eksportin e drithërave. Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes

Ndërsa në portet ukrainase në Detin e Zi nisën përgatitjet për eksportin e drithërave, Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes.

Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës. Por anijet e transportit janë ende në pritje deri sa të përcaktohen itineraret e sigurta për lundrim.

Ndërkohë në qytetin turk të Stambollit është hapur një qendër për kontrollin e eksporteve të drithërave të Ukrainës përmes Detit të Zi. Turqia beson se qendra do të japë një kontribut të rëndësishëm për tejkalimin e krizës ushqimore, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes.

Kontroll i anijeve në Bosfor

Anijet e ngarkuara me drithëra që do të largohen nga portet e Ukrainës përmes Detit të Zi do të kontrollohen në Ngushticën e Bosforit, si kur hyjnë dhe edhe kur dalin nga Deti i Zi, për t’u siguruar që nuk kanë të ngarkuara armë ose objekte të ngjashme.

Qendra e koordinimit do t’i regjistrojë anijet tregtare dhe do të gjurmojë ndër të tjera lëvizjet e tyre nëpërmjet satelitit, tha Akar.

Qendra e koordinimit është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia të premten në Stamboll për heqjen e bllokadës së porteve të Ukrainës. Sipas Akarit në Ukrainë ka rreth 25 milionë tonë drithëra që presin të eksportohen.

Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes së drithërave
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, kërkoi në Moskë që eksportet e drithërave nga Ukraina dhe Rusia të fillojnë njëkohësisht dhe që pengesat për eksportin e drithërave nga Rusia të hiqen shpejt.

Rudenko tha për agjencinë e lajmeve Interfax: “Ne gjithmonë shpresojmë për më të mirën dhe besojmë se partnerët tanë do t’i zbatojnë të dy komponentët e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me eksportet e drithërave nga Ukraina dhe heqjen e kufizimeve për eksportet ruse të drithërave në tërësi”.

Para marrëveshjes Rusia kishte deklaruar qartë se do t’i jepte fund bllokadës së porteve ukrainase në Detin të Zi, vetëm kundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundër saj./DW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME