Categories Lajme

Porto Romano, durrsakët mbledhin me bidona karburantin e derdhur në kanal

Zona në Porto Romane është ndotur tërësisht nga derdhja e një sasie tepër të lartë të karburanti. Skandali mjedisor është lënë në heshtje, ndërsa kompania përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e zonës. Skandali është i përmasave të tilla sa banorët prej ditësh mbledhin karburant me bidona.

Këto pamje tregojnë një skandal mjedisor në Porto Romano të Durrësit. Nga depozitat e një prej kompanive të hidrokarbureve ka rrjedhur sasi e konsiderueshme nafte që ka vërshuar në një kanal kullues.

Një pjesë e naftës ka mbetur mbi ujë, madje në një sasi të tillë sa qytetarë të shumtë po e mbledhin ditë pas dite. Ata hapin gropa në anë të kanalit dhe presin që hidrokarburi të ndahet nga uji siç tregojnë edhe këto pamje.

Jashtë kamerave thonë se ka prej tyre që kanë arritur të mbledhin deri qindra litra litra naftë në orët e para pas incidentit, e cila shitet me 50 lekë.
Pretendime të tilla bëhen më të besueshme nga disa foto të publikuara në rrjetet sociale që tregojnë orët e para pas rrjedhjes së naftës. Në rrjetet sociale, qytetarët kanë denoncuar edhe me emër kompaninë nga depozitat e të cilës dyshohet se ka rrjedhur nafta, por për momentin ky informacion nuk mund të verifikohet.

Por nga ana tjetër, shqetësues është mungesa e reagimit, ose të paktën publikisht e institicioneve që kontrollojnë kompanitë e naftës apo ata të mbrojtjes së mjedisit. Ora News do të ndjekë në vazhdimësi këtë problematike, pas denoncimeve që ka marrë nga qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME