Categories Lajme

Postimet e Zonjës së Parë të Ukrainës që po bëhen virale: Do qëndroj pranë burrit tim

Një figurë e matur, gjithmonë përkrah bashkëshortit, heroinë e rezistencës ndaj pushtimit rus. Është fjala për Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

44-vjeçarja ka vendosur që të qëndrojë në Ukrainë së bashku me dy fëmijët e saj Aleksandra, 17 vjeçe dhe Kiril, 9 vjeç. Ata janë të strehuar në një vend sekret nga ku Olena vazhdon që të mbështesë bashkëshortin dhe popullin e saj. Që nga dita e parë që ka nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, 44-vjeçarja mbështet vendin e saj duke bërë postime në rrjetet sociale. Zonja e Parë e Ukrainës tregon se çfarë po ndodh aktualisht atje.

“Jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin”/

“Unë jam Olena Zelensky, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ne u martuam në 2003-shin. Vajza jonë lindi në 2004 dhe djali në 2013. Unë jam një shkrimtare dhe një arkitekte. Dhe jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin”, është një postim i saj i bërë së fundmi.

Në postime të tjera, Olena tregon se si e mbështet popullin e saj: “Unë nuk do lë të më zërë paniku ose të shpërthej në lot. Do jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët  më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën”.

“Të dashur ukrainas! Unë ju shikoj të gjithëve. Në TV, në rrugë, në internet. Unë shoh postimet dhe videot e juaja. Dhe e dini çfarë? Jeni të mrekullueshëm. Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend”, shkruan Zonja e Parë duke qëndruar pranë popullit të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME