Categories Lajme

Postimi i fundit para arres timit duke kërcyer në lokal/ ‘Zogut’ i “vërsulen” në komente: Do kënaqen çunat…

Nën ritmet e muzikës dhe në shoqërinë e një tjetër personazhi të njohur të ekranit, Iva Aliko, në një nga lokalet e Tiranës, Hermes Nikaj, apo sic njihet edhe ndryshe so “Zogu i Tiranës” ka postuar 6 ditë më parë videon e fundit në profilin e tij në Instagram, ndërsa një ditë më parë, Policia e Tiranës e vuri në pranga si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Sic thuhet në njoftimin e Policisë, “nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi Hermen Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë”.

Ajo që bie në sy në profilin e tij në rrjetet sociale, është se komentuesit i janë “vërsulur” me komente pikërisht në këtë postim, ku ai duket duke u dëfryer në një lokal me muzikë dhe i përmendin burgun dhe marrëdhëniet seksuale. Gjatë operacionit policor, policia ka arrestuar edhe Ajeza Banen, e cila më pas është lënë në arrest shtëpie nga gjykata. Ajo akuzohet se nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht “punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre”, tha Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në 8…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, 24-vjeçari shqiptar kapet gjatë ndjekjes së karabinierëve!

Një operacion antidrogë nga Karabinierët e Kompanisë Osimo në Itali çoi në arrestimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME