Një grua e cila vendosi të postonte unazën e saj të fejesës në Facebook, ka përfunduar duke u përballur me tallje të shumta.
Nusja e ardhshme publikoi disa foto të unazës së saj minimaliste në një grup dasmash në Facebook, por si duket anëtarëve të tjerë nuk u pëlqeu fare.
Unaza kishte kushtuar 132 dollarë, ka vetëm një gur të vogël diamanti dhe është flori 14 karat. Çifti e kishte blerë në Etsy dhe quhet ‘Minimalist band’.
Gruaja, e cila sapo ishte fejuar, shkruante bashkë me foton se i dashuri ia kishte blerë në internet dhe se asaj i pëlqeu shumë.
Gjithsesi, menjëherë pas postimit komentet negative shtoheshin me shumicën e përdoruesve që sygjeronin që të mos e mbante fare.
Një prej tyre madje kishte shkruar:
“Hiqe këtë mbajtësen e çelësave dhe na trego unazën e vërtetë.”


