Categories Lajme

Pozitiv me covid, mjekët për Berlusconin: Po ecën mirë, nuk mund të shpallim ende fitore

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, po i përgjigjet në mënyrë optimale trajtimit mjekësor për Covid-19. Megjithatë, sipas mjekut të tij personal, ende nuk mund të “shpallet fitorja” mbi virusin. Dr. Alberto Zangrillo tha të dielën se është optimist që Berlusconi do të bëhet më mirë. Tre herë kryeministri i Italisë mbush 84-vjeç brenda disa javësh dhe ka pasur prej kohësh probleme serioze me zemrën.

Ai u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano të premten herët pasi doli pozitiv për virusin në fillim të javës. Në atë kohë ai ishte fazat e hershme të një infeksioni në mushkëri. “Pacienti po i përgjigjet në mënyrë optimale trajtimit”, u tha Zangrillo gazetarëve jashtë spitalit. “Kjo nuk do të thotë që ne mund të pretendojmë fitore sepse, siç e dini, ai i përket kategorisë më të brishtë, duke pasur parasysh moshën e tij.” Të dhënat nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali tregojnë se burrat e moshës 80-87 vjeç kanë shkallën më të lartë të vdekjes nga Covid-19 mes rasteve totale në Itali, me 47%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME