Categories Lajme

Pranoi rryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, largohet nga detyra mjeku i njohur Edvin Prifti

Është pezulluar nga detyra nën akuzën e korrupsionit pasiv mjeku i njohur Edvin Prifti dhe infermierja Trendafile Frangu, të dy punonjës në QSUT, në shërbimin e kardiologjisë. Mësohet se emri i Priftit ka dalë në dritë gjatë hetimeve për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite nga burgu i Fushë Krujës, për të cilën u arrestuan 10 persona, mes tyre dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Teksa sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit, ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT. Kjo ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim të veçantë dhe për Priftin dhe në përfundim të hetimeve, ndaj tij të vendoset masa e pezullimit nga detyra.

“Edvin Prifti, mjek kardiolog në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, i jepet masa e sigurimit ‘pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik’, i dyshuar për veprën penale “korrupsioni pasiv i persinave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet zyrtarisht në dosjen e SPAK, raporton Faxweb.al. Prifti për një periudhë të gjatë kohe ka mbajtur pozicionin e shefit të shërbimit të Kardiologjisë në QSUT.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME