Categories Lajme

U gjo bit me 50 milionë lekë, Braimllari: Ishim të gjithë me maska dhe në distancë

Përfaqësuesi i LSI-së në qarkun e Korçës Endrit Braimllari, e ka quajtur një ushtar politik drejtuesin e Policisë së Korçës Ferdinant Marra, pas gjobës prej 50 milionë lekë të vjetra ndaj ish-deputetit. Në një lidhje me Fax News, Braimllari tha se gjobat ndaj LSI-së po përdoren si mjet presioni, dhe se Policia nuk po vepron njësoj me të gjitha subjektet. “Jam njohur nga mediat për një gjobë që policia e Korçës ka vënë ndaj meje, dhe ndaj një subjekti. Aktiviteti është zhvilluar në zbatim të masave anticovid, të gjithë kanë qenë të pajisur me maska, tavolinat kanë qenë në distancë me njëra tjetrën, me jo më shumë se 10 persona.

Në Maliq janë mbajtur dhe takime të tjera, nga subjekte të ndryshme politike dhe nuk është vendosur asnjë gjobë. LSI në qarkun e Korçës është në rritje të vazhdueshme, dhe kjo ka vënë në alarm Edi Ramën, të cilit e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë, është të trembë anëtarët dhe simpatizantët e LSI. Edi Ramës i ka ardhur fundi, se nuk mund të trembë të rinjtë dhe të rejat duke i gjobitur. Unë e kuptoj se Rilindja e ka siklet, por nuk kuptoj sikletin e drejtori të Policisë së Qarkut të Korçës Ferdinant Marra, i cili ka marrë porosi politike për të goditur përfaqësuesit e LSI në qarkun e Korçës. E dinë të gjithë qytetarët e Korçës se çfarë bën ky njeri, ka bërë shantazh jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj përfaqësuesve të tjerë politik. Nuk ka kundërshtarë politik që të ndalojë rritjen e LSI-së, brnda policisë në qarkun e Korçës ka njerëz të ndershëm.

Pse nuk gjobiten dhe subjektet e tjera politike për takimet që bëjnë, pse nuk shkon ai të gjobisë Edi Ramën. Është e qartë se është një aksion politik, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me punën e LSI-së në qarkun e Korçës dhe beteja jonë nuk është me Policinë e Korçës, por me Edi Ramën”, tha Braimllari.Përfaqësuesi i LSI-së në qarkun e Korçës Endrit Braimllari, e ka quajtur një ushtar politik drejtuesin e Policisë së Korçës Ferdinant Marra, pas gjobës prej 50 milionë lekë të vjetra ndaj ish-deputetit. Në një lidhje me Fax News, Braimllari tha se gjobat ndaj LSI-së po përdoren si mjet presioni, dhe se Policia nuk po vepron njësoj me të gjitha subjektet.

“Jam njohur nga mediat për një gjobë që policia e Korçës ka vënë ndaj meje, dhe ndaj një subjekti. Aktiviteti është zhvilluar në zbatim të masave anticovid, të gjithë kanë qenë të pajisur me maska, tavolinat kanë qenë në distancë me njëra tjetrën, me jo më shumë se 10 persona. Në Maliq janë mbajtur dhe takime të tjera, nga subjekte të ndryshme politike dhe nuk është vendosur asnjë gjobë. LSI në qarkun e Korçës është në rritje të vazhdueshme, dhe kjo ka vënë në alarm Edi Ramën, të cilit e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë, është të trembë anëtarët dhe simpatizantët e LSI. Edi Ramës i ka ardhur fundi, se nuk mund të trembë të rinjtë dhe të rejat duke i gjobitur.

Unë e kuptoj se Rilindja e ka siklet, por nuk kuptoj sikletin e drejtori të Policisë së Qarkut të Korçës Ferdinant Marra, i cili ka marrë porosi politike për të goditur përfaqësuesit e LSI në qarkun e Korçës. E dinë të gjithë qytetarët e Korçës se çfarë bën ky njeri, ka bërë shantazh jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj përfaqësuesve të tjerë politik. Nuk ka kundërshtarë politik që të ndalojë rritjen e LSI-së, brnda policisë në qarkun e Korçës ka njerëz të ndershëm. Pse nuk gjobiten dhe subjektet e tjera politike për takimet që bëjnë, pse nuk shkon ai të gjobisë Edi Ramën. Është e qartë se është një aksion politik, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me punën e LSI-së në qarkun e Korçës dhe beteja jonë nuk është me Policinë e Korçës, por me Edi Ramën”, tha Braimllari.

Njoftimi i Policisë për gjobën ndaj Braimllarit: Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. Njëkohësisht ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. B., kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, e kanë ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë. Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME