Categories Lajme

Pranvera që u kthye në dimër, veriu e juglindja zbardhen nga dëbora! Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Llogara

Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të vendit tonë, veçanërisht në zonat malore përfshirë Malin e Dajtit, Tiranë, Gjinarin dhe Fushë-Studën, Elbasan.

Në Llogara, reshjet intensive kanë vështirësuar qarkullimin dhe rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë ose tunelin si alternativë. Në ndihmë të situatës, drejt zonës është nisur edhe një patrullë policie për të monitoruar dhe garantuar sigurinë në qarkullim.

Në qarkun e Dibrës, në lartësitë mbi 300 metra dëbora ka përfshirë Bulqizën dhe fshatrat përreth, duke sjellë një peizazh dimri në stinën e pranverës. Banorët e zonës raportojnë për trashësi të konsiderueshme dëbore, ndërsa rrugët rurale janë bërë të vështira për t’u përshkuar.

Edhe në juglindje të vendit reshjet e dëborës janë rikthyer përsëri, kryesisht në lartësitë 1100 deri në 1200 metër – në zonat rreth Pogradecit. Në aksin Qukës-Qafe Pllocë dhe në majën e Qafë Thanës dëbora ka qenë më e dendur gjatë natës duke arritur trashësi të madhe.

Edhe në zonat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Boboshticës, Leskovikut, Ersekës ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës. Autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në qarkullimin e automjeteve në këto zona. Të gjitha akset janë të kalueshme pa problematika.

Kjo rënie e dëborës në këtë periudhë ka krijuar probleme për fermerët, pasi shumë kultura bujqësore dhe pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat nën zero mund të shkaktojnë dëme të ndjeshme në prodhimin e këtij sezoni.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shndërrimi i qeverisjes në një “mbretëri kryeministrore” që ushqen varfërinë dhe largimin e popullsisë.

Ish-ministri i financave, Arben Malaj, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm në tregun e Vlorës/ Çmimet “fluturojnë” nën petkun e naftës: Qytetarët në udhëkryq, tregtarët drejt falimentimit Efekti zinxhir i shtrenjtimit të naftës ka goditur rëndë tryezat e vlonjatëve.

Një vëzhgim i Vlora News në tregun e fruta-perimeve dëshmon një realitet të dhimbshëm: rritja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME