Categories Lajme

Pranvera Resulaj takon banorë të lagjes “Lef Sallata” në Vlorë

Kandidatja e Partisë socialiste, Pranvera Resulaj, e para në listën e qarkut të Vlorës, është takuar sot me banorë të lagjes “Lef Sallata”, rajoni 3. Në nisje të bashkëbisedimit kandidatja Resulaj ka përcjellë urimin për besimtarët katolikë dhe jo vetëm, për festën e Pashkëve

“Fakti që jam banore në këtë zonë më bën më të afërt me ju për të njohur dhe kuptuar më mirë problematikat dhe shqetësimet tuaja”, u shpreh Resulaj, ndërsa u ndal në arritjet e qeverisjes socialiste për transformimin e Vlorës në këto 8 vite.

Në bashkëbisedimin me banorë të lagjes, Resulaj theksoi se problematikat që zona ka do të jenë në fokus të investimeve në këtë mandat të tretë qeverisës, ndërsa një nga çështjet jo pak të prekshme për këtë zonë, si problemi i tregjeve në qytet, ka hyrë tashmë në rrugën e zgjidhjes.

“Investimet e qeverisë do të vijojnë dhe puna e nisur e cdo investimi mbetet sfida kryesore për të gjithë ne. Duke na dhënë mbështetjen përmes votës ju na krijoni mundësinë që ne të vijojmë të çojmë përpara çdo punë të nisur. Vota për Partinë Socialiste është votë për ju dhe për zhvillim të mëtejshëm”, ka theksuar kandidatja e PS Pranvera Resulaj. Banorët e lagjes “Lef Sallata”, të pranishëm në takim, me fjalën e tyre i siguruan mbështetjen kandidates socialiste Pranvera Resulaj me besimin se Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME