Categories Lajme

Prapaskenat, Artan Hoxha zbërthen dorëheqjen e Lleshajt dhe mesazhin e Ramës: Nuk flisnin

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “As Pro as Kundër” të drejtuar nga Robert Aliaj në “ABC”, gazetari Artan Hoxha zbërtheu mesazhin e kryeministrit dhe prapaskenat e largimit të Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Hoxha tha se Rama dhe Lleshaj kishin të paktën 6 muaj që kishin probleme.

“Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë të paktën 6 muaj që kanë probleme në komunikimin mes tyre. Ministri edhe më përpara ka tentuar të japë dorëheqjen nuk është pranuar, është refuzuar.

Dhe në këtë moment ministri edhe për shkak të situatës ka gjetur këtë zgjidhje. Rama edhe mund ta shkarkonte por e la të japë dorëheqjen se nuk është as deputet dhe as ndonjë zyrtar i rëndësishëm i PS-së, ishte këshilltar i tij. Rama vendosi të shfrynte situatën duke shkuar në banesën e v iktimës, prandaj unë e quaj operacion ‘pr’, dhe e shiti që unë jam ky që kërkon ndjesë dhe falje. Pastaj bëri deklaratën, shikoni standardin që vendos unë, unë nuk jam Sali Berisha. Pra, ai doli dhe tha jam kush jam unë, ne nuk jemi si ata, policia nuk është si dje” tha Artan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME