Categories Lajme

Prapaskenat në PD, Aron Shehaj: Ju tregoj përse u ftoha me Bashën, Kadilli burrë shumë i mirë

Agron Shehaj në 13 qershor kandidon për postin e kryetarit të PD-së, duke sfiduar Lulzim Bashën, i cili e afroi në të djathtën shqiptare katër vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, Shehaj tregoi për herë të parë se me Bashën ka pasur një k risje të marrëdhënieve përpara zgjedhjeve.

“Po. Është e vërtetë. Por kjo nuk do të thotë se unë kisha vendosur të konkurroja. Ftohja ka ndodhur. Mendoja se ftohja ikte. Ftohja ka pasur të bëjë edhe me strategjinë elektorale.  Largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Ishte një vendim shumë i rëndë, me pasoja shumë të rënda për PD-në” tha ai.

Por a i ka borxh Bashës që e afroi në PD? “Borxh u kam demokratëve dhe shqiptarëve” tha Shehaj. Por a ka f rikë që mund të përjashtohet nga PD nëse humbet? “E përjashtoj përjashtimin” ishte përgjigja e tij te Zona e Lirë. Bindjen e kishte të fortë “kam një mbështetje të gjerë, jo unë si njeri, por idetë dhe bindjet e mia”.  I pyetur për rivalët në garë, Shehaj u shpreh “Bardhi (Kadilli) burrë shumë i mirë. Nuk kemi të njëjtat ide” përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME