Categories Lajme

Prej 17 vitesh në kërkim të një djali, njihuni me historinë e familjes nga Çereneci i Sipërm në Bulqizë

Jeton ende tradita që shtëpia apo familja duhet patjetër të trashëgojë një mashkull. Në zonat rurale kjo shihet si një detyrë e çdo çifti të ri të sapo martuar. Lindja e një djali është “detyrim” për nusen e re, pavarësisht numrit të vajzave që mund të ketë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në fshatin Çerenec i Sipërm në Bulqizë.

Për 17 vite me radhë, 40-vjeçari Lulzim Muka ka kërkuar një djalë deri sa më në fund pas lindjes së 7 vajzave, ka ardhur. Vetë Lulzimi tregon se gjithë këto vite ka qenë në kërkim të një djali në mënyrë që motrat të kenë një vëlla dhe familja e tij të ketë një trashëgimtarë. Sot ai ka 7 fëmijë gjithsej pasi njëra nga vajzat i ka ndërruar jetë 8 muaj pas lindjes.

Vendimi i Lulzimit për të patur një djalë ka qenë i pakthyeshëm, pasi shprehet se nuk do ndalej deri sa në jetë të vinte trashëgimtari mashkull. Por edhe nëse nuk do ta kishte me bashkëshorten aktuale, Lulzim Muka shprehet se do të martohej sërish për të patur një pasardhës mashkull. Familja Muka tashmë është e lumtur pasi ndjehet e kompletuar me ardhjen në jetë të djalit. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME