Categories Lajme

Prej 2 javësh zjarr në pyjet e Zejmenit, kreu i degës së PD kërkon ndërhyrje nga ajri

Zjarri i rënë prej dy javësh që nisi në pyjet e Zejmenit në Lezhë që më pas kaloi në territorin e Bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv. Të ndihmuar dhe nga era flaket janë aktivizuar fuqishëm gjatë ditës së sotme dhe po afrohen drejt fshatit Bulger, Katundi Vjetër, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jetën e banorëve të saj. Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat Civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri.

“Siç duket qeverisja qendrore dhe lokale është e fokusura tek problemet zgjedhore se sa tek problematikat emergjente qe ka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverisës është pa asnjë ndikimi sado minimal në këto zona. Katundi vjetër i fokusuar bindshëm në drejtim të zhvillimit të turizmit malor merr goditje fatale nga djegia e madhe e fondit pyjor, një nga bukuritë e mahnitshme të këtij destanacioni turistik.

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave përgjegjëse të Bashkisë Mirditë dhe Emergjencave civile kombëtare nga zjarri pasi sipas banorëve të zonës nuk ka asnjë ndërhyrje për eliminimin e zjarrit të fuqishëm dhe që rrezikon pronat dhe jetën e banorëve të Bulgerit. Rubiku jashtë vëmendjes shtetërore dhe bashkiake e aq më shumë që Katundi Vjetër si destanacioni turistik është përfshirë te “Programi i mbështetjes së 100 fshatrave për zhvillimin e turizmit malor “jo vetëm nuk mbështetet por të paktën të ndihmohet për të ruajtur bukuritë e natyrës saj të mahnitshme?!!Shkunduni o rob se latë nam e se kuptoni se jeni ba qesharake në sytë të komunitetit!!!”- shkruan Ruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME