Categories Lajme

Prej një muaji të vdekura në krevatet e tyre, ngjarja e mistershme e motrave habit policinë

Policia australiane ka thënë se është ende pa pista hetimi pas gjetjes së trupave të dy të rejave saudite, trupat e të cilave besohet se kanë qëndruar të pazbuluar per gati një muaj në apartamentin e tyre në Sydney.

Motrat Asra Abdullah Alsehli, 24 vjeçe, dhe Amaal Abdullah Alsehli, 23, u gjetën të vdekura më 7 korrik në krevate të ndryshme të shtëpisë së tyre në zonën Canterbury.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të kontrolluar mbi mirëqenien, të njoftuar nga fqinjët, kur zbuluan trupat e vajzave që vesohet se kishin vdekur prej të paktën një muaji.

Por megjithë hetimet e kryera deri tani autoritetet thonë se nuk e dinë shkakun apo arsyen e vdekjes së tyre.

Motrat kishin ardhur në Australia nga Arabia Saudite prej vitit 2017 dhe mund të kenë kërkuar azil, sipas të përditshmes vendase The Sydney Morning Herald, por policia refuzonte të komentonte ndaj statusit të tyre rezidencial.

Policia tha se ka kontaktuar me familjen e dy viktimave të cilët po i ndihmojnë me hetimet.

Disa media thonin se vajzat mund të kenë ardhur në vend për t’i shpëtuar dhunës në familje në Arabinë Saudite por hipoteza u hodh poshtë si dashakeqe nga kritikët.

E përditshmja Sydney Morning Herald, tha se më herët ka pasur sinjale problemesh me viktimat në banesën e tyre.

Në fund të vitit të kaluar ato ishin ankuar se “dikush ngacmonte dërgesat e tyre të ushqimeve” ndërsa një hidraulik që kishte qenë në apartament tha se kishte diçka misterioze që po ndodhte, dhe policia kishte ardhur për verifikime.

Autoritetet bënin apel për informacione për viktimat.

Në raportimet nga Australia në 2019, 80 gra saudite kanë kërkuar azil në vend, shumica për t’i shpëtuar kontrollit të të afërmve meshkuj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME