Categories Lajme

“Prej pesë ditësh babai në gjendje kome”/ Gazetari Berat Buzhala ka një mesazh për situatën nga Covid

Gazetari Berat Buzhala ka treguar sërish sot se po përjeton COVID-19 në familjen e tij. Në një reagim në Facebook sociale, Buzhala shkruan se ai ka arritur të fitojë kundër virusit, por babai i tij ende jo. Gazetari tregon se prej 5 ditësh babai i tij është në koma, pasi është prekur nga COVID-19 dhe ka pasur simptoma shumë të forta. Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të besojnë tek ekzistenca e virusit dhe të zbatojnë rregullat, pasi COVID-19 është një sëmundje shumë e rëndë.

“Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dale, ndonese kane kalu tashme ma shume se dy jave prej kur jam testu pozitivisht me Covid. Fatkeqesisht nuk kam qene i vetmi ne familje qe pata dale pozitiv, e fatkeqesisht ka prej nesh qe ende nuk po munden me i nxjerr kambet prej kesaj beteje te gjate, te lodhshme, e te merzitshme. E kam fjalen per baben. Gjendja e tij vazhdon me qene kritike, eshte ne kome qe 5 dite.

Cka po du me thane eshte kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancen, e mbajeni edhe higjenen. Sikur te rikthehej gjendja sikur qysh ka qene para dy javesh kisha premtu qe do ta kisha mbajte masken per pjesen tjeter te jetes. Mirepo ajo nuk kthehet tashme, krejt cka mundemi me bo eshte me parandalu raste te tjera, me parandalu me shume fatkeqesi dhe me shume renie te shtetit. Kjo lufte nuk do te zgjas edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjas edhe disa muaj, kurse ne se bashku do te mund ta krijojme nje realitet te ri dhe te perkoheshem, por qe na mbron prej shume dramave familjare.

Une jam i bindun qe ne nje te ardhme jo shume te larget prape kemi me pase mundesi me ndejt truç me njani tjetrin, me kcy ne valle si te dalldisun, ama nuk kemi me pase mundesi me i pas afer vetes ata qe prej pakujdesise tone nuk i kemi afer vetes. E kam thane edhe nje dite tjeter, ky vit eshte Viti i Mbrapshte, e jo ai qe ka thane Kadareja.

p.s. Na pamundesi me ia thane te veshi, po kam nevoje me ia thane qitu babes se nuk ka gajle qe i ke pas prishe krejt mollat e dardhat me helm. Kisha pase qef me prishe hala….”, shkruan Buzhala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME