Categories Lajme

Prek gruaja në grevën e urisë: S’kisha para t’i blija vajzës maskë, qeveria i kombinon me fustanet

Me lot në sy dhe me trishtimin që nuk e fshehin dot, nuk e kanë të lehtë që sot të futen në grevë urie për të zëvendësuar burrat pas 18 ditësh “ngujim” në uzinën e Ballshit.

Një prej tyre prek me fjalët e saj, kur tregon se e bija kërkon para për të vendosur maskën apo për të blerë një fletore në shkollë, ndërsa ajo e cila ka 34 vite që punon si laborante sot nuk ka të holla për të mbuluar shpenzimet e të bijës. Ajo shprehet se qeveritarët sot jetojnë mes luksit ndërsa ndërrojnë maskat duke i kombinuar me veshjet.

“Ndoshta kryeministri dhe ministrja nuk e kanë marrë seriozisht punën e këtyre grave. Nuk po themi që duam diçka jashtë ligjit, duam atë që na takon. Duam atë që na jep ligji. T’i japin një zgjidhje sa më parë se nuk është e lehtë për fëmijët tanë. Vajza ime është mbasdite në shkollë gjimnaziste dhe nuk e di si mund ta përjetojë vajza ime. Ky është profesioni jonë. Unë jam laborante prej 34 vjetësh, sot nuk kisha lekë t’i blija vajzës fletore. Vajza kërkonte maskë sot, unë nuk kisha t’i bleja. Qeveritarët po ndërrojnë maskat sipas veshjes.

Me lule fustanet, me lule maska. Ndërsa vajza ime qante për një 200 lekëshe. Kjo është zgjidhja jonë. Do sakrifikojmë. I bëjmë thirrje të na heqë lotët nga sytë. Ne të punojmë një vit dhe nuk i lajmë dot ato borxhet që kemi marrë”, shprehet ajo. Ndërsa një tjetër thotë se greva e tyre do të dalë në mediat ndërkombëtare, duke e cilësuar si turp të institucioneve që nuk marrin përgjegjësitë e tyre. “Përderisa nuk po na japin zgjidhje ne vendosëm të futeshim vetë në grevë urie., Ky është turpi i botës. Turp t’iu vijë atyre që lozin me njëri-tjetrin dhe nuk përgjigjen për naftërarët. Turp t’u vijë atyre që futen gratë në grevë urie. Ky lajm do të dalë nëpër botë dhe atyre turp t’u vijë”, thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME