Këto janë pamjet prekëse kur familja e shoferit Andi Maloku merr në spital lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të tij.
Ish-efektivi i Policisë dhe shoferi i prokurorit Ajran Ndoja ndërroi sot jetë duke mos u shpëtuar plagëve të marra.
24-vjeçari po drejtonte automjetin ku ndodheshin prokurori Ndoja si dhe miku i tij Landi i Muharremit. Automjeti i tyre u sulmua me kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit.
Të plagosur mbetën prokurori Ndoja, Landi Muharremi, si dhe Andi Maloku, gjendja e të cilit ishte e rëndë.
Ai kishte marrë dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor. Andi Maloku ndodhej në Spitalin e Traumës që prej ditës së premte kur edhe ndodhi atentati.
E ëma e Andi Malokut dha një prononcim prekës për mediat ditën e ngjarjes duke u shprehur se djali i saj ishte plagosur për një rrogë 30 mijë lekë të rinj si shofer.
