Categories Sport

Premier League/ Chelsea mposht Leicesterin dhe provon shkëputjen

Ndonëse ende pa dy sulmuesit kryesorë, Lukaku e Werner, Chelsea vijon të bëjë detyrën, pasi mesditën e sotme ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Leicetser dhe po provon të shkëputet në krye të renditjes. Londinezët dominuan totalisht në “King Abdoullah Stadium”, duke gjetur avantazhin me anë të mbrojtësin Rudiger, ndërsa më pas ishte Ngolo Kante që shënoi një gol spektakolar, duke dyfishuar shifrat në pjesën e parë.

Për të mbyllur llogaritë e ndeshjes, mendoi fantazisti amerikan Christian Pulisic, që shënoi edhe golin e tretë, ndërsa vlen të theksohet se Chelsea-t iu anuluan edhe tre gola të tjerë për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 6 më tepër se Manchester City ndjekës, që do të zbresë në fushë pasditen e sotme për t’u përballur me Evertonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME