Categories Lajme

Premtimi i mbajtur i Ramës, ndërtohet nga e para shtëpia e familjes Zhupani në Shijak

Një shtëpi e rrënuar në Shijak të familjes Hysen Zhupanit, ka qenë ndalesa e kryeministri në fillim të muajt shtator. Që nga ajo kohë ku premtoi se do të ndërtonte shtëpinë nga e para dhe do ta përfundonte në fund të këtij viti, kryeministri Rama kthehet me 26 tetor në familjen Zhupani ku gjithçka ishte e transformuar.

Më 4 shtator, kryeministri Edi Rama vizitoi familjen e Hysen Zhupanit në Shijak i cili jetonte në një gjendje të vështirë dhe në një shtëpi të rrënuar.

Gjatë kësaj vizite, Rama premtoi ndërtimin nga e para të shtëpisë dhe mobilimin e saj në mënyrë që edhe fëmijët të kishin një dhomë ku të mësonin.

Më 26 tetor, kryeministri Rama rikthehet në shtëpinë e Hysen Zhupanit në Shijak, me premtimin e mbajtur, tashmë në një shtëpi të transformuar dhe të mobiluar.

“Ne premtuam se do ta përfundojmë shtëpinë deri për Vitin e Ri,  por e bëmë edhe më shpejt”, u shpreh Rama duke hyrë në shtëpinë e re të familjes Zhupani ndërsa dera hapet nga djali i shtëpisë.

Familjarët i shprehim mirënjohjen kryeministrin, ndërsa ai nëpërmjet humorit heq gravatën dhe ia jep të zotit të shtëpisë siç edhe i premtoi në fillim të shtator kur vizitoi shtëpinë.

“Këtë e ke kujtim nga unë. Tani vetëm dhjeta”, u drejtohet Rama fëmijëve. “Televizor vetëm kur të mbarosh mësimet. Tani, ju kemi shpëtuar dhe nga bastet. Tani vetëm mësoni, mësimi ju nxjerrë në dritë”, tha Rama.

Kryeministri premtoi se qeveria do të ndihmojë edhe të tjera familje në nevojë. “ “Ne kemi bërë një listë të këtyre familjeve, disa që janë në proces por ka edhe familje në kushte ekstreme dhe ne do t’i ndihmojmë”, tha kryeministri ndërsa u largua nga familja me përqafime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME