Categories Kulture

FOTO/Transformimi i Bulevardit në Vlorë, shtysë për zhvillimin e bizneseve dhe turizmit

Rikonstruksioni i Bulevardit qendrorë në Vlorë, prite të sjell zhvillim ekonomik të sipërmarrjeve në zonë dhe gjithashtu rritje të turizmit.

Ervin Arapashi, Përgjegjës i sektorit të Zhvillimit urban Pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë, gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare bëri të ditur detaje nga ky projekt i financuar nga qeveria shqiptare në kuadrin e Programit Kombëtar për Rilindjen Urbane dhe Banka e Këshillit të Europës, që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Në fazën e parë është parashikuar rindërtimi i Bulevardit kryesor nga rreth-rrotullimi pranë qendrës tregtare “Riviera” deri në kryqëzimin e Bulevardit kryesor me rrugën “Petrit Bisha”. Gjatë realizimit të projektit, në këtë segment parashikohet ndërhyrje në të gjithë infrastrukturën ekzistuese nëntokësore, projekt i ri i shtresave rrugore si dhe mobilim urban”, tha Arapashi për ATSH.

“Punimet do të ndahen në disa segmente me qëllim realizimin në kohë dhe me cilësi të projektit, por edhe për të shmangur ngarkesat në qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve nëpër qytet. Bllokimi pjesor i Bulevardit dhe devijimi i lëvizjes së mjeteve është parashikuar të fillojë në segmentin rrethrrotullimi pranë qendrës tregtare “Riviera” deri në kryqëzimin e bulevardit me rrugën “Gjergj Arianiti”, shtoi Arapashi.

“Ky investim pritet të sjelli një zhvillim ekonomik të bizneset për rreth dhe gjithashtu rritje të turizmit. Ky Bulevard do t’i drejtohet kryesisht këmbësorëve dhe çdo gjë do të jetë në interes të këmbësorëve, por nuk do të mungojë dhe infrastruktura e nevojshme për automjetet. Përfitues të tjerë të mëdhenj nga ky projekt do të jenë dhe pronarët të cilët do t’i rritet shumë vlera e truallit apo pronës së tyre”, tha Arapashi.

Qytetarë të pyetur nga ATSH thonë se Vlora po ndryshon çdo ditë e më shumë. “Vlora po rregullohet shumë. Ka ndryshuar shumë, bregu i detit është shumë i bukur. Dhe Bulevardi është fantastik”, tha një çift të moshuarish.

“Vlora po ndryshon shumë, po bëhet shumë e bukur. S’kemi parë ndonjëherë gjëra kaq të bukura sa ç’po bëhen në Vlorë. Hapësirat mes lagjeve po rregullohen. Çdo rrugicë po ndryshon, çdo pjesë e Vlorës po përmirësohet”, tha një zonjë.

“E mira s’do koment. Infrastruktura ka shumë përmirësim”, tha një zotëri tjetër./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME