Categories Politike

Premtimi i Ramës: Në shkurt 2021 niveli i papunësisë do të jetë nën 11%

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në shkurt të vitit 2021, do ta çojë nivelin e papunësisë nën 11%. Rama deklaroi se projeksionet për ekonominë shqiptare ishin pozitive, por tërmeti dhe pandemia ndikuan për ndryshimin e tyre. “Deri një ditë para tërmetit, projeksionet për ekonominë shqiptare ishin pozitive.

Papunësia, e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajon me 11%, pritej të shkonte edhe më poshtë. Borxhi ishte në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi do të kishin impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë dhe me tërmetin e Covid-19.

Sidoqoftë, masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca e donatorëve e suksesshme e Brukselit, si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë se nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se -10% të prodhimit të përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4,5%. Nuk është pak si parandalim”, tha Rama. Kryeministri shtoi se masa janë marrë për nxitjen e ekonomisë.

Kreu i qeverisë tha se prioritet është ripunësimi sa më shpejt i atyre që ishin në punë para pandemisë. “Kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit dhe qëllimi është që në harkun e një viti të tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, ku me 11% papunësi arritëm nivelin më të ulët të papunësisë që nga viti 1991”, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME