Categories Lajme

Presheva në rrezik të bëhet Çamëri e dytë

Çdo vit në Shkollën “Ibrahim Kelmendi”, në Preshevë ka 100 nxënës më pak që vijojnë mësimin. Ani pse nuk ka shifra të sakta se sa banorë gjatë vitit janë shpërngulur nga vendi, Presheva është në rrezik të bëhet Çamëri e dytë.

Banorë të kësaj komune fajësojnë qeverisjen, duke shtuar se varfëria e madhe, po i shtyn ata që ta lënë vendin.

Sevdije Halimi, këtë vit shkollor e nisi me mungesën e pesë nxënësve të saj. Këta nxënës kishin lënë në gjysmë, mësimet, kishin lënë edhe shokët e shoqet e bankës për të emigruar në shtetet e Evropës. E për këtë mësuesja Sevdije thotë se e ka shumë të vështirë.

“Këtë gjeneratë i kom pas pesë nxënës, tash çdo vjet duke u shpërngul, vitin që shkoj dy nxënëse, më herët dy, kështu që gradualisht po shpërngulen, po ka më pak nxënëse nëpër klasa. Shumë, se sigurisht kanë shkuar për një jetë më të mirë, për kushte ndoshta më të mira, besoj që kanë zgjedhur ndonjë problem, kom pas kontakte me 3-4 nxënës, dy më duket janë vendosur në Francë, pak është vështirë për mësusin, sidomos për këta që kanë përvojë pak më të gjatë”, tha Halimi, shkruna KP.

Numri i nxënësve në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, në Preshevë, sa vjen e ulet. Një gjë të tillë pohon edhe vet drejtoresha e kësaj shkolle, Besa Sahiti, ku thotë se vetëm gjatë këtij viti kishin 100 nxënës më pak.

“Në shkollën tonë gati çdo vit, bie numri i nxënësve, kemi vërejt në bazë të statistikave të numrit të nxënësve që gati 100 kemi më pak çdo vit. Këtë vit kemi të regjistruar rreth 1350 nxënës, ndërsa në vitin që kaloj, kemi pasur 1450 nxënës. Në vitin e kaluar në shkollën tonë kemi pas 74 paralele, ndërsa këtë vit shkollor kemi 73 paralele. Pra çdo vit e shohim një mungesë të studentëve”, tha ajo.

Ani pse, sipas kryetarit të komunës së Preshevës nuk ka shifra të sakta se sa njerëz kanë migruar kohëve të fundit, ai thotë se është vërejtur se ky vend është duke u boshatisur.

“Presheva është në rrezik të bëhet një Çamëri e dytë, në atë drejtim që jo të mos ekzistojë një komunë shqiptare, por të mos ketë më mjaft shqiptarë që jetojnë këtu. Tek ne është më e dhimbshme dhe është më e prekshme sepse ne jemi të lënë anash nga të gjithë, ne jemi të lënë anash edhe nga Serbia, ata po e dijmë mo, jo vetëm të lënë anash por edhe direkt na kanë stimuluar që të migrojmë prej vendit tonë, por ne jemi të lënë anash edhe nga vet Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në drejtim të asaj që nuk kanë pasur në program edhe strategji për shqiptarët e luginës së Preshevës që të mos migrojnë. Kështu që në këtë drejtim për neve është më e dhimbshme”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, bazamenti ekonomik është mënyra më e mirë që të rinjtë mos ta lënë këtë vend.

Besim Saqipi, banor në komunën e Preshevës thotë se varfëria në vend është shkas për emigrimet.

“Po ikin njerëzit prej fukarallëkut, se politikanë po këqyrin me i mbush xhepat e vet me pare dhe për popull nuk po mendojnë hiç, pse mileti ikin prej Preshevës tonë ata veç për veti mendojnë”, tha Saqipi.

Ndërsa, Nehat Zylfiju, 71 vjeçar thotë se vendi nuk duhet lënë, mirëpo banorët e këtij vendi po detyrohen për shkak të kushteve të rënda.

“Prej zori se nuk po kanë çka me punu, nuk ka fabrika nuk ka punë, prej zori po shkojnë në Kosovë ose në Evropë, për me gjet punë. Vendin nuk duhet me lon, por prej zorit qe këqyri, asnjë njeri nuk lun këtu pari”, tha ai .

Të njëjtin mendim nuk e ndan Jetish Kurtishi.

Sipas tij, shteti nuk po i do banorët e Preshevës, dhe për atë ai sugjeron që të gjithë ta lëshojnë vendin.

“Të rinjtë nuk kanë perspektivë, nuk ka punë edhe po ikin krejt jashtë, me mujt diçka me ja siguri vetës, të paktën kafshatën e gojës, qajo është në pyetje. Nuk duhet me lshu vendin kur është i mirë, po shteti neve nuk po na don, edhe duhet me lshu vendin krejt me shku në Evropë”, ka shtuar ai./Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME