Categories Sport

Presidenti i FIFA letër Dukës: I shokuar nga shpërthimi në shtëpinë tuaj

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur të gjithë mbështetjen e solidarizimin e tij dhe të komunitetit të futbollit ndërkombëtar për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, pasi një sasi tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë së kreut të qeverisë së futbollit shqiptar të hënën.

Përmes një letre Infantino është shfaqur i shokuar për këtë ngjarje të rëndë e të paprecedent, dhe thekson se Presidenti Duka ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe për familjen e tij.

Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.

Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkruan Infantino në letrën e tij./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME