Sot vjen në një vizitë zyrtare në Shqipëri, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai vjen me ftesë të homologut shqiptar, Ilir Meta.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00. Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.
Më tej, presidenti i Mqedonisë së Veriut do të takojë kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Njëjtë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut doli e zhgënjyer nga Samiti i Bashkimit Evropian, ku liderët e shteteve anëtarë dolën pa një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim të dy vendeve, pas vetos që vuri Franca.
Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 12 prill me një qeveri teknike, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen, ndërsa shpalli sërish kandidaturën për kryeministër.