Categories Lajme

Presidenti kroat kërkon falje për vizitën në Shqipëri: Më falni, por ju gënjeva

Zoran Milanoviç, u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij se i kishte mashtruar duke deklaruar më parë se udhëtimi i tij në mesin e muajit Gusht në Shqipëri ishte privat. Milanoviç tha se kishte bërë takim zyrtar me Kryeministrin Rama ku ishte i pranishëm edhe një ushtarak kroat i cili kishte mbërritur nga Maqedonia, madje edhe ambasada kroate ishte informuar për udhëtimin. Milanoviç tha se nuk kishte bërë pushime, edhe pse në foto dukej i relaksuar me bashkëshorten dhe të birin duke ngrënë me çiftin kryeministror shqiptar.

Edhe pse deklarohet se ishte një udhëtim zyrtar, Milanoviç nuk ka asnjë urdhër udhëtimi për përdorimin e helikopterit dhe jahtit të Titos. Presidenti e konsideron skandal të vogël faktin se ai nuk ka as dokumente për pagesën e fjetjes pasi deklaron se akomodimin ia pagoi Rama. Anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që po hetojnë rastin, nuk ishin të kënaqur me deklaratën e Presidentit.

Në fotot e mediave kroate shihet jahti ‘Ucka’ i gjatë 39 metra, që me 15 pjesëtarë të ekuipazhit solli nga Dubrovniku në Durrës e më pas në portin e Himarës familjen presidenciale kroate. Ky jaht ka njohur në lundrim mysafirë të mëdhenj, si ish-Presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anëar al-Sadat, udhëheqësi i Libisë Muammar al-Gaddafi, divat e hollivudit Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren.

‘Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time. Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje’.

Kostot e udhëtimit privat të Presidentit në Shqipëri me një jaht të Marinës Kroate ‘Ucka’ arrijnë në 75,000 kuna. Milanoviç mohoi të ketë bërë biznes me Kryeministrin shqiptar në të kaluarën, por mediat kroate shkruajnë se Rama i dha vëllait të ndjerë të Milanoviç një kontratë jo transparente të softuerëve për mbikëqyrjen në internet që kishte të bënte me lëshimin e faturave fiskale me vlerë 15.2 milionë Euro.

Asnjë studim i efektshmërisë së kostos nuk është kryer në Shqipëri për këtë prokurim publik, i cili është i zakonshëm të bëhet në prokurime të tilla. Milanoviç, i cili mburrej publikisht në vitin 2017 se ishte këshilltar për integrimin i Kryeministrit shqiptar Rama, dje e mohoi këtë fakt. Bërja e biznesit me Shqipërinë, sipas mediave në Zagreb, ishte ndoshta një burimi kryesor i të ardhurave për kompaninë e Milanoviç, ‘EuroAlba’. /Klan+

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME