Categories Lajme

Presidenti kroat kërkon falje për vizitën në Shqipëri: Më falni, por ju gënjeva

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij se i kishte mashtruar duke deklaruar më parë se udhëtimi i tij në mesin e muajit Gusht në Shqipëri ishte privat. Milanoviç tha se kishte bërë takim zyrtar me Kryeministrin Rama ku ishte i pranishëm edhe një ushtarak kroat i cili kishte mbërritur nga Maqedonia, madje edhe ambasada kroate ishte informuar për udhëtimin. Milanoviç tha se nuk kishte bërë pushime, edhe pse në foto dukej i relaksuar me bashkëshorten dhe të birin duke ngrënë me çiftin kryeministror shqiptar.

Edhe pse deklarohet se ishte një udhëtim zyrtar, Milanoviç nuk ka asnjë urdhër udhëtimi për përdorimin e helikopterit dhe jahtit të Titos. Presidenti e konsideron skandal të vogël faktin se ai nuk ka as dokumente për pagesën e fjetjes pasi deklaron se akomodimin ia pagoi Rama. Anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që po hetojnë rastin, nuk ishin të kënaqur me deklaratën e Presidentit.

Në fotot e mediave kroate shihet jahti ‘Ucka’ i gjatë 39 metra, që me 15 pjesëtarë të ekuipazhit solli nga Dubrovniku në Durrës e më pas në portin e Himarës familjen presidenciale kroate. Ky jaht ka njohur në lundrim mysafirë të mëdhenj, si ish-Presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anëar al-Sadat, udhëheqësi i Libisë Muammar al-Gaddafi, divat e hollivudit Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren. ‘Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private.

Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time.Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje’.

Kostot e udhëtimit privat të Presidentit në Shqipëri me një jaht të Marinës Kroate ‘Ucka’ arrijnë në 75,000 kuna. Milanoviç mohoi të ketë bërë biznes me Kryeministrin shqiptar në të kaluarën, por mediat kroate shkruajnë se Rama i dha vëllait të ndjerë të Milanoviç një kontratë jo transparente të softuerëve për mbikëqyrjen në internet që kishte të bënte me lëshimin e faturave fiskale me vlerë 15.2 milionë Euro.

Asnjë studim i efektshmërisë së kostos nuk është kryer në Shqipëri për këtë prokurim publik, i cili është i zakonshëm të bëhet në prokurime të tilla. Milanoviç, i cili mburrej publikisht në vitin 2017 se ishte këshilltar për integrimin i Kryeministrit shqiptar Rama, dje e mohoi këtë fakt. Bërja e biznesit me Shqipërinë, sipas mediave në Zagreb, ishte ndoshta një burimi kryesor i të ardhurave për kompaninë e Milanoviç, ‘EuroAlba’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME