Categories Politike

Presidenti Meta: Kur keqqeverisja shuan shpresën, lind terrorizmi dhe ekstremizmi fetar

Po zhvillohet në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” e organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konferencë është i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, ku ka mbajtur dhe fjalën e radhës, ndërsa mes të tjerash ka nënvizuar se kur keqqeverisja shuan shpresën e qytetarëve bën të shfaet edhe terrorizmi dhe ekstremizmi fetar.

Ndër të tjera, kreu i shetit ka theksuar se “të mos lejonjmë që Shqipëria të vuajë dimrin demografik të Evropës, na ka porositur Papa Francesku. Por ky fenomen nuk na ka prekur vetëm ne, por gjithë vendin, ndaj ne lutemi që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen dhe ata të kthehen në vendin e tyre.”

Pjesë nga fjala e Presidentit Meta:

Të nderuar pjesëmarrës, e drejta për të ndjekur bindjen fetare është themelore, por sot fatkeqësisht vetëm 20% e popujve të botës kanë mundësi ta pratikojnë lirisht. Ky fakt tragjik dëshmon dhe luftërat e nxitura nga territorizmi. Antisemitizmi ekziston ende sot. Feja duhet të jetë instrument për paqe dhe ta falënderojmë Zotin.

Dua të kujtoj një njeri mjaft vizionar, Hafiz Sabri Koçi, që përballë disa njerëzve me prirje ekstremiste, u tha atyre: Unë nuk do t’ju lë juve të shkatërroni vendin tim, siç keni shkatërruar vendet tuaja. Ky ëhstë patriotizmi i vërtetë.

Qeveritë duhet të krijojnë më shumë vende pune, të mbrojnë të drejtën e lirisë së fesë.

Ne po hasim emigracion të lartë, mungesën e shpresës. Mos lejoni që Shqipëria të vuajë dimrin demografik të Evropës, na ka porositur Papa Francesku. Por ky fenomen nuk na ka prekur vetëm ne, por gjithë vendin, ndaj ne lutemi që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen dhe ata të kthehen në vendin e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare që kanë qenë të bashkuar për integrimin evropian të vendit.

Në vendin tonë garancitë kushtetuese të lirisë së besimit janë çimentuar. Kuadri ligjor është i kompletuar. Por siç vërehet edhe në raportet e DASH, komunitetet fetare po hasin vështirësi në blerjen e pronave, probleme në marrjen e pronësive të trashëgimisë kulture, kanë shprehur shqetësime për ndikimin e huaj. Kjo ngjall vëmendje të vazhdueshme.

Sigurimi i aseteve të pronave do ta bënte të pamundur ndikimin e huaj malinj.

Duhet ende vëmendje më e madhe ndaj shtresave në nevojë që janë më vulnerabël ndaj çdo lloj ndikimi.

Shqipëria mbështet propozimin e Sekretarit amerikan Pompeo për krijimin e aleancës kundër terrorizmit.

Sot vendi ynë përballet me rastet e rënda të të mbeturve në Siri si ai i Alvin Berishës. Por ka dhe me dhjetëra kampe të tjera ku ndodhen shqiptarë dhe këta duhet të rehabilitohen, të mbrohen, të përkrahen, të integrohen në shoqëritë tona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME