Categories Politike

Presidenti Meta: Marrja e Presidencës së BE nga Kroacia, mundësi për çeljen e negociatave

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, në prag të marrjes së Presidencës së BE nga Kroacia. Përmes një postimi në facebook, Kreu i shttit thotë se marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Postimi i plotë

Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenković, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona.
Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian🇪🇺 i Shqipërisë🇦🇱 dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.

Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME