Categories Lajme

Presidenti Meta në Dibër të Madhe, përulet para shtatores së Skënderbeut: Vepra e tij përherë frymëzuese për të kapërcyer çdo sfidë

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Dibër të Madhe ku do të marrë pjesë në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës. Kreu i shtetit ka nderuar figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu duke u përulur dhe duke vendosur një buqetë para shtatores së tij.

U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane!”, shprehet Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook

Sot në Dibër të Madhe, në këtë trevë të bekuar nga Zoti, vend i trimërisë, i besëlidhjes, i mençurisë dhe urtësisë, i fjalës dhe i pushkës, ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe që krenohet në çdo epokë me gjithçka i ka dhënë çështjes shqiptare.

Në veçanti Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, simbolit më përbashkues dhe shqiptarit më të gjallë ndër të gjallë, i cili përcaktoi qartë identitetin europian të kombit tonë.

U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane! 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME