Categories Politike

Presidenti Meta në Kalabri: Bashkëpunim me Italinë që trashëgimia arbëreshe të mbrohet nga UNESCO

Në kuadër të nismës “U’ jam Arbëresh”, Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në rajonet e banuara nga arbëreshët në Kalabri dhe Pulja.

Me ftesë të autoriteteve lokale, Kreu i Shtetit vizitoi fillimisht Bashkinë e Plataçit (Pllatën), ku pati një takim me përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh, dhe mandej mori pjesë dhe përshëndeti konferencën “Antonio Gramshi – I linduri arbëresh”, të organizuar nga pushteti vendor në bashkëpunim me Institutin “MeMe” (Mezzogiorno- Mediterraneo).

Meta foli për bashkëpunimin me qeverinë italianë për të bërë të mundur që trashëgimia arbëreshe të mbrohet nga UNESCO.

“Para pak kohe nën kujdesin tim, ne themeluam një forum “U’ jam Arbëresh”, për të angazhuar personalitete të të gjitha fushave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, me qëllimin e mirë për të pasur në mënyrë permanente një program që adreson të gjitha këto shqetësime që ka dhe që ndesh, sidomos mbijetesa kulturore, gjuhësore dhe tradita arbëreshe.

Qeveria shqiptare, ka miratuar një vendim për të ngritur ‘Qendrën e Studimeve Arbëreshe’, që është një lajm pozitiv. Unë, mendoj që do të kemi dhe shumë akte të tjera që, do të synojnë mbrojtjen e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme shumë shekullore.

Do të kemi bashkëpunim edhe me qeverinë italiane dhe me shtetin Italian, për të bërë çdo gjë, që kjo trashëgimi e pasur kulturore të mbrohet nga UNESCO”, u shpreh Meta.

Presidenti u shpreh i bindur se shumë shpejt do të bëhet e mundur vendosja e një linje direkte ajrore midis Shqipërisë dhe Kalabrisë.

“Besoj që shumë shpejt do të kemi një marrëveshje konkrete në të gjitha këto fusha dhe njëkohësisht do të bëjmë çdo përpjekje që të luftojmë pengesën kryesore që kemi për momentin, mungesën e një linje ajrore direkte fluturimi Tiranë-Lamecia, që jam i bindur që do t’i japë një shtytje shumë të fuqishme të gjitha shkëmbimeve tona njerëzore dhe ekonomike.

Kam ardhur dje nga Tirana në Bari me avion në më pak se 30 minuta, por jam i bindur që një të ardhme të shpejtë do të vij nga Tirana në Lamecia për 45 minuta dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por është e rëndësishme që të vijnë sa më shumë nga Shqipëria dhe sa më shumë nga Kalabria në Shqipëri”, deklaroi Meta.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME