Categories Lajme

Presidenti Meta në Tomorr: Të punojmë për një Shqipëri të drejtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar nga Mali i Tomorrit të gjithë besimtarët bektashinj, që festojnë sot Ditën e Pelegrinëve.

Kreu i Shtetit u dekorua nga Kryegjishi i Bektashinjve dhe tha se këtë vit kanë marrë pjesë në këtë pelegrinazh më shumë njerëz të nderuar dhe kjo është shenjë se vitin që vjen punët e Shqipërisë do të shkojnë më mirë. Ndër të tjera, Presidenti Meta uroi që Abaz Aliu t’i japë forcë politikës shqiptare të çojë përpara Shqipërinë, që ajo të bëhet më e drejtë, më e bashkuar dhe më evropiane.

“Nuk do flas gjatë sot, pasi kemi shumë mysafirë të nderuar, që një vit më parë nuk kanë qenë këtu dhe kjo është shenjë e mirë se punët për vitin që vjen do shkojnë më mirë në vendin tonë. Dua të them se jo më kot poeti ynë i madh kombëtar, në momentet më të vështira, për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, ju referua dhe i dha vendin që meritonte edhe poezi e poemë figurës madhështore të Abaz Aliut. “Abaz Aliu erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë, se Zoti e desh”.

Ndaj dhe ne mblidhemi këtu për të nderuar këtë figurë të shenjtë dhe gjithë ato legjenda, personalitete, që përmes bektashizmit bënë dhe bëjnë më të mirën për Shqipërinë. Bënë gjithçka për gjuhën shqipe, për bashkim kombëtar, që punuan gjithmonë pa u lodhur për harmoninë fetare në vendin tonë. Abaz Aliu të na japë forcë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar, më evropiane siç e meritojnë të gjithë shqiptarët”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME