Categories Politike

Presidenti Meta vlerëson me titull ambasadoren greke, Eleni Sourani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Ambasadoren e Republikës Helenike në Tiranë, Eleni Sourani.

Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë, Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!

Në vijim mesazhi i plotë i Presidentit Meta në rrjetet sociale

Kisha kënaqësinë e veçantë të vlerësoja, Ambasadoren e Republikës Helenike në Tiranë, zonjën Eleni Sourani, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Aktiviteti diplomatik, përkushtimi dhe angazhimi i saj serioz kontribuan dallueshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe në pasurimin e raporteve mes popujve tanë, veçanërisht në dobi të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri. Ambasadore Sourani mbetet një mbështetëse e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian, forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit të vendit tonë.
Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar!🇦🇱🤝🇬🇷

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME