Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, prezantoi ditën e sotme një plan për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, duke e konsideruar si një fitore për Izraelin dhe Palestinë.
Ky plan parashikon konsolidimin e dy shteteve, atë të Palestinës me kryeqytet Jeruzalemin lindor dhe shtetin e Izraelit.
Pas takimit me kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump foli për planin prej 80 faqesh që do të rikthejë stabilitetin në rajon.
Sipas planit amerikan, Izraeli do të duhet të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve të reja në territoret palestineze për katër vjet.
Ndërtimi i një ambasade amerikane në Palestinë, në Jeruzalemin lindor do të ndihmojë në procesin e zbatimit të këtij plani.
Nga ana e tij, Netanyahu tha që Trump e pranoi që Izraeli duhet të ketë sovranitet në Luginën Jordan.
Reagimet në Palestinë
Por kjo deklaratë e Presidentit të ShBA-së nuk është pritur mirë nga Palestina. Trump nuk u takua me zyrtarë shteti të Palestinës përpara se të propozonte projektin e tij. Presidenti i Sigurisë Kombëtare nuk ka pranuar takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas agjencisë mediatike Reuters, ky plan është një përpjekje nga ana e Trump për të mbrojtur veten përballë procesit të hëtimit të tij, dhe kryeministrin izraelit nga burgu.
Protesta në Gaza pas prezantimit të planit të paqes
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i qytetarëve palestinezë të cilët dolën në protestë në qytetin e Gazas.
Ata dogjën goma makinash, flamuj amerikanë si dhe foto të Trump.
Demonstrata të tilla priten të zhvillohen dhe në qytete të tjera si Nablus, Ramallah dhe West Bank.
Palestina beson se ky plan favorizon më së shumti Izraelin. Ndër të tjera, aty kërkohet aneksimi i venbanimeve hebraike.

