Categories Turizëm

Prestigjiozja “The New York Times”: Shqipëria mes 10 vendeve ideale të 2019-ës

/ATSH/ – Revista prestigjioze “The New York” ka renditur Shqipërinë ndër 10 destinacionet më magjepsëse të këtij viti. Kjo revistë e rendit Shqipërinë mes destinacioneve të tjera si Maroku, Greqia dhe Finlanda duke e cilësuar vendin tonë si parajsën e radhës në Europë për adhuruesit e artit nga e gjithë bota.

Këtë vit, New York Times ka përshkruar jo vetëm distanca të mëdha, por edhe hapësira kohore, duke vizituar vende ku u krijuan disa nga kulturat më të lashta në botë, nga Lugina e Draa-së në Marok, e cila dikur sundohej nga mbretërit Berber, deri në Itaka të Greqisë, për të cilën thuhet se ka qenë atdheu i dashur i Odisesë . Ashtu si ai, një shkrimtar arriti të gjejë rrugën e kthimit deri atje, ndërsa dikush tjetër i kaloi ditët duke bërë not në ujërat blu të thellë përreth bregdetit të egër të Milos.

Edhe të tjerët gjetën bukuri dhe paqe në ishuj, përfshirë ishujt e largët rustikë Aland në Finlandë, ku gjithkush ka mundësi të takojë shpendë të egër dhe kuajt që kullosin. “Pastaj ka nga ato destinacione, si Tirana, Shqipëria  e cila është gati të shndërrohet në  parajsën e radhës në Europë për adhuruesit e artit nga e gjithë bota”, shkruan “The New York Times”. Revista shkruan se, Shqipëria megjithëse është përtej detit nga thembra e Italisë, mund të duket si një nga kufijtë e fundit të Europës.

“Ndërsa vija e saj bregdetare 265 milje e gjatë tërheq pushuesit, kryeqyteti i vendit, Tirana, po shndërrohet gjithnjë  e më  shumë  në  një qendër kozmopolitane ku përplasen epokat. Shqipëria qëndroi mbi katër shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane përpara se të bëhej një shtet komunist deri në vitin 1991. Qysh atëherë, shumë vendas janë rikthyer dhe është vetëm çështje kohe që të tjerë të rikthehen në vendin e tyre. Këtu do të gjeni rreshta me pemë akacie dhe vreshta në Fermën Uka, jashtë qytetit, ku mund të  shijoni një pamje të Parkut Kombëtar të Malit Dajt nga distanca”, thuhet në shkrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME