Më 11 tetor në Oslo do të shpallet fituesi i Nobelit për Paqen 2019. Po kush janë kandidaturat që do të rivalizojnë për çmimin e madh?
Papa Francesku, Papa i parë jo europian, mund të shpallet fitues i ‘Nobel për Paqen 2019’. Papa Francesku karakterizohet për revolucionarizimin e kishës, luftën kundër varfërisë dhe heqjen dorë nga shumë privilegje
Kancelarja Angela Merkel është gjithashtu kandidate për Nobel përp Paqen 2019. Ky çmim ka shumë gjasa të fitohet prej saj për rolin vendimtar në krizat e refugjatëve dhe çështjen e Ukrainës.
“Kancelarja Angela Merkel ka perspektiva të mëdha për marrjen e çmimit Nobel për Paqen, shprehet e përditshmja Indeksonline.
Në Oslo, Kristian Berg Harpviken, drejtues i Institutit të Kërkimeve për Paqen (PRIO) dhe prej ekspertëve më të dëgjuar për Nobelin e Paqes, e konfirmon fitoren e lideres gjermane, dhe parashikimet e tij jo rrallëherë kanë qenë të sakta. “Angela Merkal do ta marrë çmimin Nobel për Paqen”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi.
