Categories Politike

“Prezantimi i paketës anti-KÇK”- Kryemadhi ironizon Ramën: Interpretim i lodhur, më zhgënjeve. Ja pse kërcënoi deputetët

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se performanca e tij në prezantimin e paketës “anti-KÇK” e zhgënjeu.“Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi dhe në një bazë të trafikut të drogës. Ajo që sot linçoi, ishte një interpretim i lodhur dhe jo profesional. Rama po e bën çdo ditë e më shumë, që më zhgënjen si ish-pedagog i akademisë së Arteve”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së tha se paketa antiKÇK është një strukturë paralele me SPAK që kërkon të prishë provat.“Sot që ngrihet SPAK dhe BKH, që është mbajtur peng prej 2 vitesh kryeministri na linçon paketën anti-KÇK.Me veprimin e sotëm që Rama kërcënoi edhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij tregon haptas orientimin përfundimtar që ama po i jep Shqipërisë drejt diktaturës.Një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për SPAK dhe për të penguar hetimin e veprave kriminale të Ramës, që nga koncesionarët e famshëm.Sot dëgjuam se si kërkonte të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza të koncesioneve”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME