Categories Lajme

Prezantohet Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit

Ministria e Kulturës ka prezantuar ditën e sotme Planin e Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit. Kjo ministri ka organizuar edhe një tryezë konsultimi të hapur me publikun për Parkun Kombëtar të Butrintit, ku është diskutuar me specialistë të fushës, arkeologë dhe studiues të trashëgimisë kulturore në lidhje me këtë plan kombëtar që synon të hapë një kapitull të ri në lidhje me menaxhimin e këtij aseti të trashëgimisë kulturore dhe ekonomisë kombëtare.

“Plani i Menaxhimit të Integruar i Parkut Kombëtar të Butrintit na uli sot në një tryezë diskutimi me specialistë, arkeologë, studiues, drejtues institucionesh.  Ligji i ri për Trashëgiminë Kulturore na vendos përpara sfidave të reja, që synojnë ta kthejnë trashëgiminë tonë në motor zhvillimi ekonomik. Sot jemi të gjithë këtu pikërisht për këtë qëllim, që Butrinti me të vërtetë të jetë një markë, të ruajmë dhe të promovojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe ta kthejmë atë në një motor zhvillimi të qëndrueshëm,” shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Plani i i ri i menaxhimit të parkut të Butrintit adreson çështje të cilat janë të mbartura nga e shkuara dhe nga ana tjetër jep zgjidhje mbi kontekstin e ri të krijuar me ligjin e trashëgimisë. Plani i ri i menaxhimit ofron udhëzime dhe politika bazuar në praktikat më të mira për menaxhimin e integruar të vlerave kulturore dhe natyrore./ATA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME