Biond, me sytë blu dhe trup të palestruar. Kështu duket prifti më seksi në botë.
Ndonëse jemi mësuar t’i përfytyrojmë totalisht ndryshe, Oskar Arngarden ka sjell një tjetër imazh të meshkujve të cilët i dedikohen Zotit.
35-vjeçari suedez përveç se i ka kushtuar jetën e tij zotit prej 8 vitesh, ushtrohet edhe në palestër duke publikuar foto e video të shumta gjatë stërvitjeve të tij. Tashmë ai numëron 137 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram.
Aspak të zakonshme për një prift as tatuazhet, por edhe ato i dedikohen besimit të tij, duke shkruar në hebraisht një fjali nga Psalmi 23.
Oskar ka ditur shumë mirë të kombinojë pasionet e veta, madje duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
