Categories Lajme

Prifti tregon si funksionon zemra artificiale me auto funksionalitetin e presionit dhe ritmit: E kemi përdorur në 13 pacientë

Shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti ka folur për aprovimin e zemrës së parë artificiale me auto funksionalitetin e presionit dhe ritmit duke treguar se si funksionon. Me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar ndryshimin me zemrën artificiale totale SynCardio duke thënë se pompojnë lidin aksesor që funksionon si kushinetë pompuese.

Prifti e cilësoi si kryevepër bioinxhinierike elektronike, hidraulike dhe mjekësore që është përdorur në 13 pacientë deri në maj 2020 dhe ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme. Zemra artificial ka autonomi për 4 orë dhe është e programuar për 230 milionë rrahje ose 5 vjet.

“Nuk besoja qe do kishte kaq interes lajmi i aprovimit te zemres se pare artificiale me auto funksionalitetin e presionit dhe ritmit. Eshte nje strukture biokompatibel qe peshon vetem 900 gram, pra dhe me pak se zemra e nje adulti kjo zemer eshte totalisht autonome dhe ndryshon nga zemra tjeter artificiale totale SynCardio.

Kjo pasi pompat centrifugale nuk pompojne gjakun direkt por pompojne likidin aksesor qe funksionon si kushinete pompuese. Eshte nje nga kryeveprat bioinxhinierike, elektronike, hidraulike dhe mjeksore e prodhuar ndonjehere. Deri tani eshte perdorur ne 13 paciente deri ne maj 2020 me rezultate te jashtezakonshme. Ka nje autonomi per 4 oresg bateria e saj me litium dhe eshte e programuar per 230 milion rrahje ose 5 vjet. Me pas rehabilitohen membranat biologjike.

Me poshte eshte fotoja e saj si dhe disa te dhena teknike. Prof. Alain Carpentier, vigani i kirurgjise se valvoles mitrale edhe kete here tregoi gjenialitetin e tij”, shkroi Prifti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME