KPA ka kënë në fuqi vendimin e KPK për ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës Astrit Haxhialushi. KPK kishte vendosur në muajin Janar të këtij viti ndërprerjen e Vetingut për Haxhialushin, dhe përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, për shkak se vetë gjyqtari kishte dhënë dorëheqjen, pak ditë para se të dilte në KPK.
Haxhialushi ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që në momentin që ka dhënë dorëheqjen është shprehur se ndihej i frikësuar në ushtrimin e detyrës së tij.
Por pavarësisht pretendimeve të tij, janë bërë publike në media dhe pasuritë e shumta që gjyqtari dhe familja e tij disponon, që duket të jenë edhe shkaku real i kësaj dorëheqje, dhe ”larjes së duarve” njëherë e mirë me sistemin e drejtësisë.
Në seancën e sotme që u zhvillua në ambientet e KPA-së ku u njoftua edhe vendimi, vetë Haxhialushi nuk ishte i pranishëm, dhe përfaqësohej vetëm nga avokatët mbrojtës.
Një pjesë e pasurisë së Astrit Haxhialushit:
Bashkëshortja marrë dhuratë nga prindërit njësi me sipërfaqe 2 000 m2. Blerë apartament banimi me sipërfaqe 106.72 m2 në vlerën 10 500 000 lekë. Pronar me 100 % i një apartamenti 3 plus 1, 143 m2 në Tiranë, vlera 6 263 400 lekë (2004). Shitur apartament banimi 143 m2 në vlerën 11 340 000 lekë (2008).
Pronar me bashkëshorten i një apartamenti 106.72 m2 në Tiranë. Pronar me 33 %, i një apartamenti banimi 164 m2, në Tiranë, vlera 3 000 000 lekë. Pronar me 33 % i një garazhi rreth 20 m2 që ndodhet në bodrumin e pallatit ku jeton deklaruesi, vlera 300 000 lekë. Nëna, pronare e 1 e 5 së një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin, e cila ka qenë pronë e babait të saj.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin. Nëna, pronare e 1 e 5 së 5000 m2 truall në Peqin. Babai, pjesë në disa hektarë pyje e kullota në qytetin e Vorës dhe në Gjirin e Lalzit. Babai, ka pjesë në një tokë truall në Karpen, Kavajë. Nëna, gjendja e depozitës bankare, 10 000 dollarë. Pronar i një autoveture tip ‘Benz’, 300 000 lekë.
Pronar i 1 të 4 tës së 47 hektarëve pyll në Vorë trashëguar nga babai. Pronar i 1 të 4-tës së 62 500 m2 trualli të lirë në Vorë, trashëguar nga babai. Zotëron 1 të 4, të 200 m2 truall dhe 181 m2 ndërtese në Shetaj, Durrës, trashëguar nga babai. Pronar i 1 të 4 së 58 000 m2 ullishte në Mariqinet, trashëguar nga babai.
Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 26.19 m2 në Tiranë, 1 e 4 e të cilit është trashëguar nga babai. Pronar i 1 të 14 së një trualli me sip. 280 m2 në Karpen, Kavajë, trashëguar nga babai. Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait, Kavajë. Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronat, Kavajë. Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronën prej 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit.
Zotëron 1 të 4 e pronave që i takonin, përkatësisht: 631.7 ha në Pyllin e Myzhlit; 1 308.5 ha në Pyllin e Bizës. Këto prona janë në proces regjistrimi në ZRPP Durrës dhe Tiranë.
Pronar i 1 të 4 i gjitha pronave që rrjedhin nga familja Preza të cila i ka përfituar babai z. Asim Haxhialushi nga trashëgimia e tezes së tij Mediha Barbulushi sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 25.08.2014. Blerë e më pas shitur një sipërfaqe terren 5000m2 në Kavajë me vlerë prej 5 000 euro.
Blerë veturë tip Volksëagen në vlerën, 6 500 euro. Bashkëshortja blerë 2 000 m2 kullotë në vlerën 274 000 lekë. Bashkëshortja blerë veturë tip Volksëagen në vlerën 3 500 euro. Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 10 000 euro.
