Categories Covid-19, Lajme

Shteti grek siguron vaksina edhe për minoritarët në Shqipëri, ja kur duhet të paraqiten për tu vaksinuar

Greqia ka nisur injektimin e vaksinave të para. Por mësohet se qeveria në këtë vend ka vendosur që edhe minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, por janë pjesë e skemës së shërbimeve shëndetësore në shtetin fqinj, do të përfitojnë nga kjo vaksinë.

Në studion e lajmeve në TvT, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço konfirmoi këtë lajm dhe sqaroi se ata do të jenë të detyruar të paraqiten në Greqi, pasi kushtet e transportit të vaksinës janë specifike.

“Një pjesë e mirë e minoritarëve që përfitojnë nga sigurimet shëndetësore, do ta përfitojnë edhe ata vaksinën gjatë marsit. Do të paraqiten banorët brenda rregullave në Greqi, pasi kushtet në të cilat transportohet vaksina janë specifike. Jemi në kontakte të vazhdueshme për të parë si do të realizohet ky proces”, tha ai.

Ndërkohë, lidhur me situatën Covid në Bashkinë e Finiqit, Kiço tha se për shkak edhe të moshës së madhe mesatare të popullsisë së kësaj bashkie, është bërë e nevojshme një marrëveshje me spitalin e Sarandës si dhe me atë të Janinës.

“Kemi pasur mjaft raste edhe në Bashkinë e Finiqit. Duke e krahasuar edhe me periudhën e verës, Saranda ka pasur një numër të lartë të të sëmurëve me Covid. Në Bashkinë e Finiqit kemi pasur goxha raste, i kemi trajtuar. Kemi një marrëveshje me spitalin e Sarandës për një ambulancë. U gjendemi të gjithë banorëve të bashkisë së Finiqit, të cilët janë banorë të moshës së tretë që kanë nevojë. Kemi marrëveshje edhe me spitalet e Janinës dhe rastet që nuk mund të trajtoheshin këtu janë transportuar atje”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME