Categories Kulture

Primo Shllaku vargje për shembjen e Teatrit Kombëtar: Nji requiem për Teatrin Kombëtar

Artisti i njohur Primo Shllaku ka thurur vargje për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Nji requiem per Teatrin Kombetar, diten e shembjes se tij nga dora e njeriut.

MOSPRANÍ

Dora ime shpërdan heshtjen,
nji heshtje të rrasun
si njimbasnjishmënia e trungjeve të shtyllave në tempull.
Ajo e di se kjo heshtje
ndrit si hanë lirike
në nji qiell prej guri.
(Qielli asht i dhimbshëm.
Ai na mëson dashuninë.
Retë janë letrat e tij të parat. )
Dora në letër shpërdan heshtjen,
dita largohet
dhe nata hyn si sallë e vjetër teatri,
që mërdhet në orët e shurdhëta të mëngjesit.

Kurse mbi pullazet e shtëpive
deri te vetulla ime
naltohet nji oxhak i pamatë, pingul,
që shqisat e mia ma përkthejnë të pjerrët,
eshtnat në ramje,
mushknitë në pluhun.
Në këtë orë teatri hap.
Karrigat hanë pluhnin me nofulla pa dhambë.
Nxehtësia njerëzore asht tjetërkund.
Në skenë heshtja, me gjeste foshnjore, zhveshet lakuriq.
Veshi fillon të shofë.
(Sepse çdo lule qiellit të vet i përngjet. )
Kadifja bahet qiell vertikal.
Kandilat e vemendshëm na mësojnë
se heshtja nuk asht gjithnji e ftoftë.
Në fundin e sallës nji heshtje tjetër po lén.
E imja. P.Shllaku 1978.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME