Categories Lajme

Princi Harry dhe Meghan hoqën dorë nga mbretëria, vjen reagimi i Mbretëreshës së Anglisë

Princ Harry dhe Meghan Markle, duka dhe dukesha e Sussex-it, deklaruan dje se do të tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore për një jetë të pavarur financiarisht. Deklarata e tyre sigurisht që habiti jo pak njerëzit dhe po kaq të habitur duken edhe anëtarët e Pallatit. Në një deklaratë të publikuar disa orë pas postimit të çiftit, Buckingham Palace u shpreh se situata ishte “e ndërlikuar”. “Diskutimet me dukën dhe dukeshën e Sussex-it janë ende në një fazë të hershme,” shkruhej në deklaratë. “Ne e kuptojmë dëshirën e tyre për një qasje ndryshe, por këto janë çështje të komplikuara, për të cilat do të duhet kohë për të punuar.”

Në postimin në Instagram, thuhej se vendimi për t’u shkëputur nga mbretëria ishte marrë “pas muajsh të tërë reflektimesh dhe diskutimesh”, ndërkohë që deklarata e Buckingham Palace deri diku bie në kundërshtim me atë të çiftit. Burime për CNN thonë se Harry dhe Meghan nuk u këshilluan me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në lidhje me vendimin e tyre. Thuhet se të gjithë janë të zhgënjyer dhe të lënduar si rezultat i lajmit të bujshëm. Vendimi i papritur habiti jo pak njerëzit, të cilët u ndanë në dy kampe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME