Categories Lajme

Prindërit bashkë me fëmijët e tyre protestë para Kryeministrisë kundër mbylljes së kopshtit “Turgut Ozal”

Ka nisur protesta mëngjesin e sotëm para kryeministrisë. Protesta është organizuar nga prindër të kopshtit “Zübeyde Hanım” të mbyllur me vendim të qeverisë.

Prindërit janë shprehur se nga mbyllja e shkollës “Turgut Ozal” dhe e kopshtës preket e gjithë Shqipëria.

Në foto shihet se në këtë protestë marrin pjesë edhe fëmijë të moshës 3-5 vjeç, që kanë qenë në kopshtin që tashmë është mbyllur nga qeveria.

Me moton “Reago për fëmijën tënd, protesto për padrejtësinë”, kjo protestë vjen vetëm pak ditë pas protestave të studentëve të kolegjit “Turgut Ozaz”, gjithashtu i mbyllur me vendim qeverie si pjesë e asaj që shumë e kanë quajtur një fushatë për mbylljen e institucioneve “gyleniste” në Shqipëri, pas presionit të qeverisë turke.

Ministria e Arsimit e mbylli këtë kopsht me argumentimin se nuk kishte deklaruar ndryshimin e vendndodhjes, e njëjta arsye e përdorur për mbylljen e kolegjit Turgut Ozal”. Por në reagimin për media, institucionet e kopshtit thanë se kërkesave të tyre për regjistrimin e vendndodhjes së re, Ministria e Arsimit nuk u është përgjigjur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME