Categories Lajme

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova për aktor”, Bujar Kapexhiu rrëfen si “dezertoi” nga inxhinieria e ndërtimit

Artisti shumëplanësh Bujar Kapexhiu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të rrëfyer jetën dhe veprën e tij të gjatë dhe të larmishme.

I lindur në Tiranë, Kapexhiu është shquar si aktor, regjisor dhe më vonë edhe si karikaturist. Ai tregoi se edhe pse mori të drejtën e studimit për inxhinieri, triumfoi dashuria që kishte për teatrin, e cila e çoi të konkuronte dhe të hynte në Institutin e Arteve dhe kjo pa dijeninë e prindërve, të cilëve ua mbajti të fshehtë për gati dy vite, derisa u emërua që të jetë regjisor në Estradën e Tiranës.

“Unë kam lindur në Tiranë, në një lagje që është afër Liceut Artistik, rruga “Qamil Guranjaku”. Në atë rrugë jam lindur dhe rritur dhe jam larguar nga viti 1972 sepse shtëpitë tona përdhese me qerpiç, ato bahçet e mëdha me pemë frutore të bukura dhe filloi ndërtimi i pallateve. Me nostalgji kur kaloj ndonjëherë gjej shtëpinë, portën…

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova

Nëna ime tërë jetën e saj punoi si kuzhiniere dhe rrobaqepëse dhe të gjitha rrobat i bënte ajo.

Unë kam lindur në Tiranë, por prindërit e mi, babai është nga Dibra e Madhe që erdhi në vitin 1013, nëna im ishte nga Korça. Po të marrësh hartën dhe ta palosësh në mes Dibra bie mbi Korçë.

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova

Prindërit e Kapexhiut

Nuk kam qenë fëmijë i prapë, por i shkathët, i lëvizshëm dhe që fëmijë jam marrë me teatër lagjeje.

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova

Motra dhe vëllai im ishin binjakë. Tani ata me siguri janë në parajsë dhe na shohin nga lart. Motra iku para 3-4 vitesh, vëllai më shpejt.

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova

Kapexhiu me binjakët, motrën dhe vëllain

Adoleshenca për mua ishte kohë kur e kalova bukur, mirë, këndshëm. Isha nxënës shumë i mirë, kam mbaruar shkollën  «Kosova».

Dashuria ime e parë ka qenë 10-12 vjeç që mendoja dikë që e kisha në lagje, që e ndjeja shumë të afërt. Unë kam patur një shans se kam patur shtëpi me oborr me shumë fruta dhe në mes ka qenë një man i madh ku mblidhej gjithë lagjja kur shkundej dhe kurr rritej në maksimum bëhej rozë. Atëherë vinte edhe ajo vajza. Mbeti një dëshirë platonike dhe kënaqësi kur rrinim bashkë.

Që në vogëli jam marrë me teatër, me teatrin e hijeve me perde kur i vendonim drita prapa, jam marrë me pikturë, recitoja jashtëzakonisht shumë. Kur vinin mysafirët në shtëpi unë i thoja nënës : Të filloj të recitoj? Çdo vit fitoja fletë kampi me recitime, në Durrës, në Vlorë, Pogradec.

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova

student inxhinierie

Në gjimnaz filloi konflikti familjar. Prindërit donin që të bëhesha inxhinier se atëherë doktor dhe inxhinier kishin vlerë. Donin të bëhesha arkitekt, meqë merresha me pikturë. Unë desha teatrin. Mua më doli e drejta e studimit për inxhinieri ndërtimi dhe unë mbarova vitin e parë. Në këtë kohë kur unë bëja praktikën e gjeodezisë erdhi Dhimitër Pecani që ishte në vitin e parë për aktor dhe më thotë eja se ka nisur konkursi. I mora leje profesorit dhe mora provën. Pasi recitova pedagogët më thanë fiton.

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studiova

Kapexhiu si volejbollist

Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që isha për aktor. Nëna me thoshte që në vitin e parë bëja shumë vizatime tani jo. I bëjmë në shkollë, i thashë.

Nëna ime ishte te kuzhina, im atë te mekaniku, ndërsa unë vazhdoja shkolën dhe kur mbarova ata u gëzuan shumë se të gjithë shokët e inxhinierisë i dërguan në veri, mua më mbajtën në Tiranë. Unë u caktova regjisor në Estradën e Tiranës, meqë merrsha me humor, me karikaturën”- rrëfeu Kapexhiu.

Bujar Kapexhiu, prej rinisë së tij nuk i ka hequr mustaqet. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV ai tregoi një episod kur bënte ushtrinë pas mbarimit të shkollës së lartë dhe të gjithë ushtarët dhe studentët kishin lënë mustaqe. Por pas vizitës së gjeneralit në repartin ushtarak në Shkodër, u urdhërua që të gjithë të hiqnin mustaqet, duke favorizuar vetëm aktorin, sepse, sipas gjeneralit, i duheshin për filmin dhe në atë kohë shfaqej filmi “Dueli i heshtur”.

“Në këtë foto me mustaqe jam në vitin 1967. Jam ushtar pasi kam mbaruar Akademinë e Arteve dhe studentët shkonin 6 muaj dhe bënin ushtri. Kam qenë në Shkodër. Dëshira e ushtarëve ishte të linin mustaqe dhe i lanë.

I lamë të gjithë student dhe ushtarë. Këtu, në këtë foto, jam me kostum dhe kravatë dhe janë rrobat civile që i kisha lënë te shtëpia e Rikard Ljarjes. Flokët janë si aktori francez Morris Rene dhe në repartin ushtrak  të gjithë ishin me mustaqe.  Aty kalon një ditë aty gjenaral Qazim Kapisyzi. Ai sheh mustaqe, mustaqe… Çfarë janë këta?!- u habit.

U mblodhën të gjithë dhe ai tha: Të gjithë të largoheni dhe të gjithë të hiqni mustaqet. Të mos shikoj asnjë njeri me mustaqe, përveç Bujar Kapexhiut se i duhen për film.

Në atë kohë në Shkodër shfaqej filmi “Dueli i heshtur” dhe unë isha i vetmi që mbeta me mustaqe me leje gjenerali.

Bujar Kapexhiu është i mirënjohur për rolin e kampionit të shahut nga Tirana që shkon në Sarandë dhe mundet nga një vajzë e vogël. Filmi “Dy herë mat” është një komedi gazmore dhe Kapexhiu zbuloi në studion e emisionit « Të Paekspozuarit » në MCN TV se për të laujtur rolin ishte caktuar aktori Agim Qirjaqi dhe në të vërtetë nuk di të luajë shah dhe lojëra të tjera sepse i quan humbje kohe.

“Kur isha në filmin vizatimor kam bërë rreth 30 skenarë filmash. Shkrova edhe komedinë “Dy herë mat”. Mendova për aktorët jo për veten. Këtë rol mendova se do ta luante Agim Qirjaqi, një aktor i rradhë. Iku shpejt nga kjo jetë. Nuk e lejuan se po xhironte një film, atëherë drejtoria tha se duhej ta luaj vetë këtë rol ku isha edhe skenarist dhe regjisor.

Unë s’kam luajtur kurrë shah se më është dukur humbje kohe dhe merresha me librin.

Kam patur një operator, Linoel Konomin. Kam 4 filma, katër role në teatër, 4 vetë jemi në familje. shtëpinë e kam në kat të 4-t. Kam një djalë dhe një vajzë. Vajza jeton në Qipro ka mbatuar për financë dhe jeton atje. Djali jeton në Belgjikë dhe ka mbaruar për pikturë. Pasioni i vajzës ka qenë sportidhe  ka qenë sportiste e skuadrës së Tiranës.”- rrëfeu Kapexhiu.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bujar Kapexhiu rrëfeu një detaj të veçnatë nga jeta e tij private, ajo e ditës së dasmës. Ndërsa pas Pleniumit të vitit 1973 nisën dënimet dhe ndalimet e asaj që quhej jetë “borgjezo-revizioniste”, ai ishte ende në riedukim në Kombinatin “Josif Pashko”, në kohën kur vendosi të martohej. E fejuara dhe më pas gruaja e tij, edhe pse nuk lejohej, vendosi të vishej me fustanin e bardhë të nusërisë.

“Unë u martova në vitin 1975, isha rreth 32 vjeç. Kur u martova isha ende punëtor në Kombinat. Atëherë ishte një modë se kur të dënonte partia ata divorcoheshin. Kjo ka qenë në tetor 1975 dhe ka një histori. Pas pleniumit të 4 të 1973 filloi një valë dënimesh, nuk lejohej buzëkuqi, fustani i bardhë për nuset, edhe velloja se ishte borgjeze. Ka shumë që u martuan me fustan të zakonshëm. Unë ndiqesh atëherë nga Sigurimi dhe i thashë të fejuarës se unë ndiqesha. I thashë se duke qenë kjo situatë dhe ajo qeshi e tha: Unë një herë martohem dhe do të vishem me të bardha”- mu përgjigj ajo.

Bujar Kapexhiu mbahet mend për ato role të paktë, por mbresëlënës që luajti në në kinematografinë shqiptare. Nga ai djali borgjez që gëzohej se po arratisej nga Shqipëria me anije ushtarake të “Filmi “Dueli i heshtur”, te shahisti që luan te “Dy herë mat”, Kapexhiu tregoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV rastësitë që e përjetësuan si regjisor dhe aktor. Por edhe drejtimin e Festivalit të 11-të dhe ndëshkimin që erdhi pas Pleniumit të vitit 1973, kur atë e çuan për 3 vite në prodhim, duke e larguar në arti.

“Në filmin “Dueli i heshtur” ishte një rastësi që shkova aty. Nuk kam patur dëshirë filmin, por teatrin. Më pëlqente lidhja direkte me spektatorin, isha në vitin e 4 për aktor, vjen shoku im Saimir Kumbaro dhe më thotë se po bëhet një film të Dhimitër Anagnostit. I thashë jo, por më tha hajde të më ndihmosh. Kur u paraqitëm aty më tha se nuk do të bësh rolin që e bëri Rikard Ljarja më pas, por më tha se do të bësh pjesën me Ndrekë Lucën që donte të më godiste dhe unë trembesha. Robert Ndrenika bëri edhe një provë, bashkë me Guljem Radojën dhe Vangjush Furxhiun. Kur mbarova, tregon Robert Ndrenika se u thashë hajde ikim se e mori ky. Dhe më dhanë rolin.

Te festivali I 11-të isha pa dashje time. Unë isha regjisor te Estrada dhe vjen Mihallaq Luarasi që e kisha pedagog më thotë do të bëhet festival dhe do të marr dy konferencierë Edi, që ishte e shoqja, dhe ti.

Kapexhiu tregon ndëshkimin pas Festivalit të 11-të: Më

Kapexhiu dhe Edi Luarasi në Festivalin e 11-të

Jo nuk vij i thashë  se më dukej shumë poshtë. Kisha qenë një herë në festivalin e 4-t kur isha student. Por doli fletëvolanti dhe shkova.

Kapexhiu tregon ndëshkimin pas Festivalit të 11-të: Më

Uën pata një shans. Në atë kohë filluan mbledhjet na shanin, na kritikonin. Ka qenë lufta e të paaftëve me të aftët. Partia vendosi pushim nga puna dhe do të shkosh disa vjet në prodhim dhe shkova 3 vjet në kombinatin “Josif Pashko”. Nisa punën te prodhimi i tubave të betonit. Unë haja bukë aty brenda tubit në pushimin e drekës. Kjo është fotografi që nuk e kam ditur. Operatori dhe shoku im, Lionel Konomi dhe këtë fotografi unë e kam parë pas 50 vitesh. Punova tre vite aty. Këtë foto e pashë në 75-vjetorin tim në dokumentarin e Ilir Harxhit.

Kapexhiu tregon ndëshkimin pas Festivalit të 11-të: Më

Kapexhiu në riedukim, duke ngrënë bukë brenda tubit të betonit

Kur punonim për festivalin ndjenim një erë liberalizmi dhe o burra bëmë diçka. Ka shumë ndryshime, nga dekori, tekstet, veshjet, ishte një gjë krejt tjetër.

Kapexhiu tregon ndëshkimin pas Festivalit të 11-të: Më

Kapexhiu regjisor

Në vitin 1975 pas tre vitesh në prodhim në Kinostudio u krijua studio e filmit të animuar, me operator Tomi Vaso dhe Vlash Droboniku piktor. Duhej regjisori meqë dikush tha se duhesha unë që isha piktor, regjisor. Kolektivi i punës ishte entuziast dhe vahdova krijimtarinë artistike dhe u emërua regjisor për 10 vjet. Pastaj dëshira dhe pasioni ishte filmi artistik. Bëra skenarin e parë të filmit “Dy herë mat”. Unë s’kam luajtur kurrë shah se më është dukur humbje kohe dhe merresha me librin”- u shpreh Kapexhiu.

Kapexhiu tregon ndëshkimin pas Festivalit të 11-të: Më

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME