Categories Lajme

Prisni të paimagjinueshmen, Çifti afgan: Ja përse duam të ikim nga Shqipëria

Ciftin afgan Fatima e Aziz të akomoduar në Shqipëri, treguan se po përgatiteshin për dasmën e tyre teksa ndodhi kriza humanitare në Afganistan dhe u gjendën përballë një kaosi total dhe pasigurisë për jetët e tyre.

‘Kishim planifikuar të martoheshim rreth muajit shtator, por krejt papritur çdo gjë u shkatërrua së bashku me planin tonë. Kur na u dha mundësia që të largoheshim nga vendi, familja jonë na tha “nisuni menjëherë”. Ditët e para të pushtetit taleban qenë të vështira. Të dy ne punonim në një organizatë me bazë Shtetet e Bashkuara. Për talebanët kjo nuk ishte shenjë e mirë, kështu që jemi detyruar të fshehim sendet tona, telefonat, dokumentet. Ata të vrisnin nëse dallonin diçka ‘perëndimore’.

Çifti tregoi se kanë lenë në Afganistan në gjendje të vështirë financiare edhe familjarët e tyre, teksa me dhimbje pohojnë se nuk e dinë si do të shkoj fati i tyre. Të pyetur për pamjet e afganëve në aeroport, imazhe që benë xhiron e botës thanë se nga ta mund të presim ‘të paimagjinueshmen’ për shkak të situatës atje. Po përse disa afganë janë shprehur për mediat shqiptare se duan të ikin nga Shqipëria? Si i komentojnë ata këto deklarata? Po ata çfarë do të bëjnë?

Së pari, mendoj se kjo ndodh sepse ju jeni shumë të rinj për ne. Nuk kemi shumë informacion mbi vendin tuaj. Së dyti, në shumë raste njeëzit kanë të afërm që jetojnë në Europën perëndimore apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihen më të sigurt kur kanë një person qe e njeh shtetin. Kjo është arsyeja mendoj. Edhe ne duam të ikim pranë familjarëve tanë në Mbretërinë e Bashkuar ose në Australi. Të shohim’

Çifti tregoi se ndihen shumë mirë me akomodimin në Shqipëri teksa me shaka shtuan se ky është ‘muaji i mjaltit’ përtej çdo parashikimi. Edhe pse kur u arratisën nga Afganistani e morën avionin askush nuk i tha se do vinin në vendin tonë, pohojnë se ndjejnë mikpritjen dhe respektin e shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME