Categories Lajme

Pritet vendimi/ Nëse shpallet fajtor Tahiri, do të ketë dhe të tjerë…

Prej disa minutash pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për tre vepra penale. Por i ashpër ka qenë në një intervistë të dhënë për Fax Neës avokati Ledio Braho, i cili tha se nëse do të dënohet sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tahiri mund të dënohet nga 5 deri në 8 vite. “Dënimi që Prokuroria ka kërkuar është një dënim i ulët që kërkohet për vepra të tilla për të cilat dyshohet se ka kryer Saimir Tahiri. Tahiri nuk duhet të hetohet në gjendje të lirë. Akuzat janë shumë të rënda, nëse do të dënohet sot nga gjykata mund të dënohet për të paktën 5-8 vite burg. Duhet të bashkëpunonte me drejtësinë, kur bën deklarata për Ramën apo për faktorë të tjerë brenda PS-së, përndryshe janë deklarata politike. Nëse Saimir Tahiri është fajtor do të ketë edhe të tjerë. Nuk mund të dënohet vetëm në bazë të përgjimeve. Shitja e mjetit justifikime naive të Tahirit.”- u shpreh ndër të tjera Braho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME