Categories Lajme

Prizren/ Pas ‘Kobrës’, në pranga një tjetër i dyshuar

Një tjetër person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është arrestuar si i dyshuar për vrasjen në lokalin ‘Kobra’ në Prizren ku humbi jetën 31-vjeçari nga Kukësi Visart Cengu dhe mbeti i plagosur shoku i tij Rufgen Shehu. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës, teksa nuk jep detaje mbi rolin që ka pasur ai.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e policisë. Lidhur me ngjarjen, Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor  dhe akuzohet për vrasjen e të riut e plagosjen e mikut të tij.

Dinamika e ngjajes së rëndë në Prizren:

Një konflikt për një faturë 400 euro në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj për një faturë të papaguar.

Viktima bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur.

Kush është autori?

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri. Pas kësaj ngjarjeje, mediat e kosovës raportuan se mbi të rëndonin mbi 100 akuza për vepra penale por gjithsesi ai ishte i lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME