Categories Bota, Lajme

Pro.testa në Bosnje kundër Kroacisë

Ndërtimi i një depoje për mbetjet bërthamore në kufirin ndarës të Kroacisë dhe Bosnjë – Hercegovinës ka shkaktuar protesta të shumta

Vendimi i autoriteteve kroate ka ngjallur reagime të ashpra tek qytetarët, të cilët kërkuan që fqinji i tyre të tërhiqet nga ky plan. Ata u mblodhën në Novi Grad dhe marshuan drejt lumit Una që ndan dy shtetet, dhe rrezikon të ndotet nga ky projekt. Protestuesit mbanin në duar pankartat “Unë dua të jetoj shëndetshëm”. Ata thanë se nuk do të lejojnë që nisma të tilla të dëmtojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Sipas qytetarëve, nëse zbatohet ky projekt atëherë u rrezikohet jeta rreth 250 000 njerëzve.

Në zonën e planifikuar do të depozitohen mbeturina nga termocentrali bërthamor Krsko në Slloveni e cila funksionon që prej vitit 1984. Objekti është në pronësi të Kroacisë dhe Sllovenisë, dy vendeve anëtare të BE-së dhe deri më 30 shtator duhet t’i japin zgjidhje këtij problemi që nuk duket i lehte me kundërshtimin që po has në Bosnje.Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME